2 shenjat që e kanë “halë në sy” akrepin

168
Sigal

Jemi në sezonin e Akrepit dhe ndoshta ju prisni të lexoni e dëgjoni vetëm fjalë të mira për ta, por artikulli i sotëm do t’ju “zhgënjejë” paksa sepse sot do t’ju njohim me 2 shenjat që e kanë “halë në sy” shenjën më këmbëngulëse të zodiakut.

Duke njohur se cilat janë shenjat që s’ju pranojnë aq lehtë të dashur Akrepë, do të keni mundësinë të tregoheni më të rezervuar në raport me ta.

Virgjëresha

Midis Akrepit dhe Virgjëreshës është një luftë e vërtetë për të fituar pushtet, ndaj mos prisni që këto dy shenja të puqen me njëra-tjetrën.

Virgjëresha, vetëshpallur si perfeksionistja e zodiakut, nuk mundet kurrsesi të përshtatet me natyrën e shkujdesur dhe manipuluese të Akrepit.

Ky i fundit nuk dëshiron të lodhë kokën me analiza të gjata, kurse të lindurit në shenjën e Virgjëreshës kalojnë çdo gjë në sitë dhe janë shumë përzgjedhës si natyrë.

Bricjapi

Të lindurit në shenjën e Akrepit janë tepër komunikues, flasin me të gjithë, por nganjëherë janë kokëfortë.

Shenja me të cilën ata nuk mund të shkojnë fare është Bricjapi.

Ky i fundit urren të dëgjojë fjalimet e tyre të pafundme.