“Viti i brishtë”: Rëndësia, besëtytnitë dhe traditat e 29 shkurtit

20
Sigal

Sot – shkurt, datë 29. Çdo katër vjet, kalendari nuk përmban 365 ditë, por 366. Prandaj 2024-a quhet vit i brishtë. Mendohet se termi “i brishtë” vjen nga romakët e lashtë. Ata mendonin se viti i brishtë pasohej me epidemi dhe sëmundje. Por, është thjesht një mendim i pabazuar.

Çfarë ndodh nëse nuk e shtojmë një ditë çdo katër vjet?

Toka rrotullohet rreth diellit për 365 ditë dhe gjashtë orë, që do të thotë se ka një ditë ekstra çdo katër vjet. Nëse nuk e shtojmë një ditë tepër, atëherë shekuj më pas, njerëzit mund të bëjnë pazar për Krishtlindje në qershor.

Ky ndryshim në kalendar erdhi në Romë dhe më pas në botën perëndimore nga egjiptianët, të cilët së bashku me fiset Maya dhe babilonasit, ishin ndër të parët që përcaktuan me saktësi rrotullimin e Tokës rreth Diellit.

Në të vërtetë, 6 orët “tepër” çdo vit janë në fakt 5 orë, 48 minuta dhe 46 sekonda. Prandaj papa Gregori XIII, i bindur se festat po festoheshin gabim, propozoi në vitin 1582 kalendarin e tij, i cili nuk shton një ditë tepër te vitet që përpjestohen me 100, por jo me 400. Pra, viti 2000 ishte një vit i brishtë, por 1700, 1800 dhe 1900 jo. As 2100 nuk do të jetë. Kalendari Gregorian është kalendari më i përhapur sot në botë.

Viti i brishtë njihet si “leap year” ose “viti i kalimit”, sepse sposton me dy ditë datat e shënuara. Për shembull, në 2018-n, Krishtlindja qëlloi në ditën e martë, në 2019-n të mërkurën, ndërsa këtë vit do të jetë në ditën e premte, ndërkohë që nëse nuk do të ishte viti i brishtë, do të ishte të enjten.

Sa janë mundësitë për të lindur më 29 shkurt (si Capital T për shembull)?

Sipas studimeve, mundësitë për të lindur më 29 shkurt janë 1 në 1461. Të lindurit në këtë datë zakonisht e festojnë ditëlindjen më 1 mars, sepse askush nuk do dhurata vetëm çdo katër vjet.

Besëtytnitë e 29 shkurtit janë të ndryshme, por më të zakonshmet lidhen me martesën dhe ditëlindjen. Sipas grëkëve dhe ukrainasve, ekziston një mit se kush lidhet/fejohet/martohet më 29 shkurt, do të përfundojë marrëdhënia në ndarje ose divorc. E njëjta ide edhe për njerëzit që kanë ditëlindjen në këtë datë: Do të jetë një person pa fat në jetë.

Në përgjithësi, grekët, skocezët dhe gjermanët mendojnë se ky do të jetë një vit i pafat dhe “leaplings” lidhet pikërisht me lindjen e një fëmije që do të përjetojë vuajtje të pathëna.

Hamendësimi për ditëlindjen nuk mbështetet nga amerikanët, të cilët mendojnë se “viti i brishtë” është vit me fat dhe e festojnë për 4 ditë këtë ngjarje të rëndësishme.

Gjithsesi, sigurisht, janë thjesht mite dhe nuk kanë baza shkencore.

Në Skoci, më 29 shkurt thyhet një traditë e cila zakonisht qëndron për gjithë vitin. Në këtë datë, gratë mund t’i propozojnë vetë burrave. Kjo, sjell edhe traditën tjetër: Burrat festojnë festën e beqarisë.

Kështu, çdo 4 vjet, gratë marrin kurajon të gjunjëzohen dhe t’u kërkojnë dorën partnerëve të tyre, që të kurorëzojnë dashurinë në martesë. Për ta çuar deri në fund, në Skoci, nëse burrat nuk pranojnë propozimin, paguajnë një gjobë, sipas traditës të trashëguar që prej vitit 1288, ku mbretëresha Margaret vendosi ligjin që çdo burrë që refuzon propozimin në “viitn e brishtë” do të paguajë një gjobë.

Ndërsa në Londër, “viti i brishtë” festohet me një koktej unik, të krijuar nga Harry Craddock, një barist, i cili e krijoi në vitin 1920. Teksa punonte në hotelin “Savoy” në Londër, në vitin 1928, ai e piu koktejin për të festuar “vitin e brishtë”. Përbërësit e koktejit janë: gin, vermouth, lëng limoni dhe Grand Marnier.