Kur ha fruta ka shumë rëndësi edhe momenti që zgjedh: Studuesit kanë gjetur të duhurin

21
Sigal

Frutat kanë rëndësi për t’i dhënë trupit vlerat ushqyese që i mungojnë, por sipas shkencës po aq rëndësi sa konsumi i tyre, ka edhe koha kur i hani. Nutristonistët e shpjegojnë këtë me ndikimin që ka momenti specifik i zgjedhur në tretjen e ushqimit.

Sipas nutricionistes Shikha Agarwal, para perëndimit është momenti më i mirë për të ngrënë frutat e tua të preferuara. “Kjo zgjidhje lidhet me ritmin natyral të trupit që ndihmon në tretje dhe përthithjen më të mirë të vlerave ushqyese. Zbatimi i këtij rregulli ndikon në formimin e zakoneve më të shëndetshme dhe maksimizon marrjen e vlerave”, shprehen ekspertët.

Kur ha fruta ka shumë rëndësi edhe momenti që zgjedh:

Pse nuk duhet të hash fruta me stomakun bosh?

Arsyeja është e thjeshtë, niveli i insulinës në gjak do rritet shumë dhe trupi nuk e gjen dot balancën që i duhet. Vlen të theksohet se trupi ka nevojë për yndyrna dhe proteina si të parat vlera ushqyese në mëngjes.

Është e rëndësishme që të mos hani fruta as pas vaktit pasi trupi i ka përmbushur nevojat e tij të kalorive dhe fruktoza shndërrohet në dhjam.