E pabesueshme, 6-vjeçari bën 3.270 pompa vetëm në dy orë

541
Sigal

Një djalë rus 6-vjeçar ka bërë atë që edhe një ekspert palestre mund ta ëndërrojë.

Ibrahim Lyanov nga rajoni Novy Redant theu rekordin botëror duke bërë 3.270 pompa vetëm në dy orë.

Ai fitoi një apartament  për familjen e tij si edhe hyri në Librin e Rekordeve Ruse.

Megjithatë Ibrahimi nuk u ndal me 3.270 pompa që ishte rekordi i vendosur në Rusi. Por djali vazhdoi duke arritur në total 4.445 pompa.

Apartamenti iu dha djalit nga një klub lokal sportiv i quajtur Chingiz. Ai u trajnua atje çdo ditë së bashku me babanë e tij, që e ndihmoi  të fitonte garën dhe ende shkon dy herë në javë.

Ibrahim nuk është i pari që e fiton këtë çmim falë këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

Vitin e kaluar, një djalë pesëvjeçar fitoi një veturë të tipit Mercedes të ri pasi ai arriti të bëjë 4,105 pompa, gjithashtu pa u ndalur.