Vetitë çudibërëse të shalqirit

410

1. Shalqiri ka më shumë likopene se domatet. Likopeni është një përbërës që vepron si antioksidant dhe pengon radikalet e lira që të dëmtojnë qelizat dhe të ndërlikojnë sistemin imunitar. Po kështu, likopeni mund të ndihmojë në luftën kundër sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Sigal

Vetitë çudibërëse të shalqirit

2. Shalqiri qetëson muskujt. Nëse konsumoni lëng shalqiri do të ndjeni që muskujt e dëmtuar pas ushtrimeve fizike do të qetësohen. Kjo ndodh për shkak të citrulinës, që ndikon në mirëfunksionimin e arterieve.

Vetitë çudibërëse të shalqirit

3. Hidratimmm. Më shumë se 90% e shalqirit është ujë, gjë që do të thotë se është një hidratues i mirë për ditët e nxehta të verës.

Vetitë çudibërëse të shalqirit

4. Shumë më tepër se freski. Shalqiri është i pasur me vitaminë C, A, fibra dhe kalium.

Vetitë çudibërëse të shalqirit

Në vijim, po risjellim një artikull që mund t’ju vijë në ndihmë për të kuptuar nëse shalqiri është ose jo i freskët.

Forma dhe zhurma: Një shalqi i mirë është mbi të gjitha oval. Godisni lëkurën e frutit me gishta; nëse zhurma është e mbytur atëherë ai është i pjekur sa duhet. Nëse zhurma është boshe atëherë është më i pjekur se sa duhet.

Bishti i gjethes: Nuk duhet të jetë i thatë, pasi kjo do të thotë se shalqiri është vjelur prej kohësh. Nëse bishti është i butë dhe prej tij del lëng pothuajse portokalli, atëherë do të thotë që fruti është i freskët.

Lëkura: Duhet të jetë e trashë më pak se një centimentër, pasi më shumë tregon se shalqiri është ende i papjekur. Mos ngurroni nëse në lëkurë ka ndonjë njollë të verdhë, pasi është zona e cila qëndronte në tokë gjatë rritjes.

Ngjyra: Në rastin e lëkurës dihet që ajo duhet të jetë e gjelbër. Ndërsa brenda nuk duhet të hiqni dorë nga ngjyra e kuqe e ndezur. Vini re edhe farat, ato duhet të jenë të zeza, pasi farat e bardha janë tregues i një fruti të papjekur.

Prova e gërvishtjes: Provoni të hiqni pak lëkurë me thua, nëse ajo ikën lehtësisht do të thotë që fruti është i duhuri dhe i pjekur.