Ujë me qimnon, pija për humbjen e shpejtë të peshës

215
Sigal

Ju tashmë e dini se uji është pija më e mirë për shëndet të mirë dhe gjithashtu për të humbur peshë. Një nga mënyrat se si uji ndihmon në humbjen e peshës është duke larguar oreksin. Meqenëse e njëjta pjesë e trurit tuaj interpreton sinjalet e urisë dhe të etjes, është e lehtë për trurin tuaj t’i ngatërrojë këto sinjale dhe të ngatërrojë urinë për etje.

Një studim zbuloi një lidhje të rëndësishme midis konsumit të pamjaftueshëm të ujit dhe obezitetit. Duke zbuluar që hidratimi i mirë luan një rol kyç në menaxhimin e peshës.

A ka ndonjë mënyrë për ta bërë humbjen e peshës më të shpejtë ndërkohë që pini ujë?

Dietologët këshillojnë të prvoni ujin më qimon!

Ju mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpi duke përdorur farat e thara të qimnonit.

Erëza, e cila është e pasur me antioksidantë, ka dhënë rezultat në përmirësimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e zorrëve, zvogëlimin e inflamacionit dhe zvogëlimin e rrezikut të kancerit.

Hulumtime të ndryshme kanë treguar se përdorimi i kësaj erëze ndihmon në eleminimin e yndyrës dhe ka treguar një rritje të shkallës metabolike tek ata që kanë përjetuar këtë humbje peshe.

Kjo do të thotë se një metabolizëm më i shpejtë tregon se trupi po djeg kalori me një ritëm më të lartë.

Studimi zbuloi gjithashtu se këta perosna kishin nivele më të ulëta të kolesterolit total në gjak, triglicerideve dhe kolesterolit LDL (të keq), duke rritur kolesterolin e mirë HDL.

Ekspertët thonë gjithashtu se uji me qimnon ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak duke ndihmuar qelizat t’i përgjigjen siç duhet glukozës dhe insulinës.

Si të përgatisni ujin me qimnon

Për ta përgatitur ju duhet një lugë gjelle me fara qimnoni, të cilat duhet t’i lini në një gotë ose dy gota me ujë përgjatë natës.

Disa njerëzve u pëlqen t’i shtypin farat me një kunj për të lëshuar vajrat e tyre natyralë.

Në mëngjes, ziejeni përzierjen për rreth pesë minuta.

Pasi uji të jetë ftohur, kullojini farat dhe konsumoni ujin me qimnon.

Duke qenë se uji ka një shije të forte, ju mund të shtoni pak ëmbëlsues natyral ose kanellë, për të përmirësuar shijen.