Twitter ka njoftuar se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të bllokojë reklamat me përmbajtje politike në të gjithë botën. Një zgjedhje që i përgjigjet kritikave në rritje të dezinformacioneve të bëra nga politikanët në mediat sociale.
Drejtori i Përgjithshëm Jack Dorsey tha se “Ne kemi vendosur të bllokojmë të gjitha format e reklamave politike në të gjithë botën, sepse besojmë se audienca duhet të ‘fitohet’ dhe jo të blihet.
Këto deklarata duket se sjellin në mendje zgjedhjen e fundit të bërë nga Mark Zuckerberg i cili ka vendosur që kompania e tij Facebook nuk do të verifikojë vërtetësinë e deklaratave të aktorëve të ndryshëm politik, të cilët blejnë hapësira në platformën e tij.
Reagimi i Twitter në të vërtetë vjen menjëherë pas gjobës prej 500,000 dollarësh të vendosur ndaj Facebook për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave, në lidhje me skandalin e Cambridge Analytica, firma konsulente e drejtuar nga ish këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon – i cili kishte siguruar të dhënat e rreth 87 milion përdoruesve në të gjithë botën
Megjithatë, pas njoftimit, Twitter humbi terren në Wall Street, duke zbritur me mbi 2%.






















