Theu rekord: Ja si duket ura e varur për këmbësorët, më e gjata në botë

220
Sigal

516 Arouca – e emëruar kështu sepse është 516 metra e gjatë dhe ndodhet në qytetin Arouca, Portugali – lidh ujëvarën Aguieiras dhe Grykën e Paiva dhe është mundësia e radhës për aventurat në Arouca Geopark, e njohur për sportet ekstreme.

Theu rekord: Ja si duket ura e varur për këmbësorët, më

Banorët e qytetit shpresojnë që ky destinacion i radhës turistik të ndihmojë në ringjalljen e rajonit, ekonomia e të cilit u shkatërrua nga pandemia e Covid-19.

Theu rekord: Ja si duket ura e varur për këmbësorët, më

E fshehur midis maleve të mbuluar me gjelbërim dhe lule të verdha brenda Arouca Geopark të mbrojtur nga Unesco, ura 516 metra varet 175 metra mbi lumin Paiva i cili ka rrjedhje të shpejtë.

Para ceremonisë zyrtare të së dielës, njerëzit nga qyteti i afërt Arouca u lejuan të tëecnin mbi rrjetën e tejdukshme metalike të strukturës.

Theu rekord: Ja si duket ura e varur për këmbësorët, më“Unë kisha pak frikë, por ia vlejti aq shumë. Ishte e jashtëzakonshme, një përvojë unike, një adrenalinë,” u shpreh Hugo Xavier, personi i parë që mori guximin që të bënte kalimin. Rui Brandao, një tjetër guximtar, tha se shmangte shikimin poshtë – por gjithsesi rekomandoi përvojën.

Theu rekord: Ja si duket ura e varur për këmbësorët, më

Ura, për të cilën u deshën dy vjet për t’u ndërtuar, është një “destinacion themelor” për rajonin, tha për AFPTV kryebashkiakja e Arouca-s, Margarida Belem.

Theu rekord: Ja si duket ura e varur për këmbësorët, më

URA CHARLES KUONEN

Arouca 516 theu rekordin e mëparshëm për urën më të gjatë të varur për këmbësorë, të mbajtur që nga viti 2017 nga Ura Charles Kuonen në Randa, Alpet Zvicerane.