“Ra në krye të detyrës”, Sali Berisha për efektivin në Lezhë: E vranë narokobandat e narkoqeverisë

203
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Lezhë, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës efektivi i policisë Saimir Hoxha.

Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve, teksa shprehet se 44-vjeçarin e vranë narkobandat e narkoqeverisë.

Statusi i plote:

Nderim per oficerin e policise Sajmir Hoxha
Ai ra ne krye te detyres!
E vrane narokobandat e narkoqeverise!
Miq, sot ra ne krye te detyres ne moshen 44 vjeçare oficeri i policise se komisaritatit te Lezhes Saimir Hoxha. Sajmiri u vra nga narkobandat e narko qeverise. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per vepren, sakrificen e tij sublime ne permbushje te detyres dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes te Sajmirit, miqve dhe te afremve te tij.
Miq, Oficeri i policise Sajmir Hoxha po kontrollonte per parcela droge ne Ishullin e Lezhes dhe u qellua per vdekje nga narkonbandite qe ruanin keto parcela te mbjella me inkurajimin direkt te Edvin Droges, i cili per qellime elektorale u zotua se do te legalizonte mbjelljen e Kanabisit si bime medicinale.
Ai nxiti keshtu shumfishimin e siperfaqeve te mbjella por dhe te narkobandave te armatosura te lidhura me narkoqeverine e narkoshtetit dhe kreun e tij te meduzes.
Ndaj dhe them me bindje te plote se vrasesi ne prapavije i Sajmirit dhe shume te tjereve eshte vet narkoshteti. sb