Studimi: Zogjtë dhe këngët e tyre përmirësojnë shëndetin mendor

151
Sigal

Duke parë ose dëgjuar zogjtë, njerëzit mund të përmirësojnë mirëqenien mendore, kanë zbuluar studiuesit.

Studimi, i udhëhequr nga akademikë nga King’s College në Londër, zbuloi gjithashtu se “takimet” e përditshme me zogjtë rrisin humorin e njerëzve me depresion, si dhe të popullsisë së përgjithshme.

Ata thanë se të dhënat sugjerojnë që vizitat në vende me shumë shpendë, si parqet, mund të këshillohen nga mjekët për të trajtuar gjendjet e shëndetit mendor.

Studimi: Zogjtë dhe këngët e tyre përmirësojnë

Studimi, i botuar në revistën Scientific Reports, gjurmoi takimet e përditshme të 1,292 pjesëmarrësve me zogjtë vitin e kaluar përmes një aplikacioni smartphone të quajtur Urban Mind. Studiuesit zbuluan se rezultatet mesatare të mirëqenies mendore të pjesëmarrësve u rritën kur panë ose dëgjuan zogj, duke përfshirë edhe ata që ishin diagnostikuar me depresion.

Tani e dini se çfarë mund të bëni nëse keni nevojë të qetësoheni. 🙂