Studimi/ Prindërimi i rreptë vonon zhvillimin e fëmijës

323
Sigal

Adoleshentët, prindërit e të cilëve kanë qënë shumë striktë në rritje, hasin vështirësi në formimin e marrëdhënieve emocionale kur rriten, tregojnë kërkuesit.

Kërkues nga universiteti i Virginia zbuluan se fëmijët me prindër kontrollues në moshën 13 vjeçare, kanë vështirësi në marrëdhënie me njerëzit deri në moshën 32 vjeçare

Autorja e studimit, Dr Emily Loeb thotë se prindërit, edukuesit dhe doktorët duhet të jenë në dijeni të ndikimit që ka kontrolli i tepërt te zhvillimi i fëmijës.

“Ky stil prindërimi krijon një ndalesë në zhvillimin e adoleshentit, pasi ndërhyn me zhvillimin e autonomisë në një moshë kritike,” thotë Loeb.