Si t’i mbani larg jetës njerëzit narcistë me 3 veprime të thjeshta

51
Sigal

Shumica prej nesh e ndan përditshmërinë me kategori njerëzish nga më të ndryshmet që dallojnë nga niveli kulturor, arsimi etj.

Nëse për arsye të caktuara jeni të detyruar që disa njerëz t’i “pranoni” me pahir për shkak se jeni në kushtet e punës, shkollës apo familjes, ekspertët thonë që nuk duhet të jeni kaq të hapur me të gjitha kategoritë e shoqërisë. Për shembull, me nacistët!

Të gjithë ne jemi të prekshëm nga narcistët, por pyetja është si të shpëtojmë prej tyre! Ramana Darvasula, një psikologe dhe autore e librit “Should I Stay or Should I Go?: Surviving a Relationship with a Narcissist” thotë se: “Të mbijetosh në marrëdhënie me një narcist, do të thotë që duhet të krijosh imunitet ndaj tij dhe për këtë mjaftojnë tri veprime të thjeshta”.

Si t’i mbani larg jetës njerëzit narcistë me 3 veprime

-Mos u bëni shpesh lavdërime

“Indiferenca ndaj lavdërimeve apo mburrjes është një mënyrë e sigurt për të mbajtur larg vetes një narcist,” thotë Durvasula. Ata janë gjithmonë në kërkim të vëmendjes, ndaj nëse e kuptojnë herët se dikush nuk i lavdëron shpesh, ka gjasa që të heqin dorë nga ju dhe të ndjekin dikë tjetër.

-Bëjini të qarta kufijtë tuaj

Narcistët e duan sfidën, por nëse ndiejnë se kufijtë e dikujt janë të papërshkueshëm për t’u thyer, ata tërhiqen sepse mendojnë se nuk ia vlen përpjekja nëse ju jeni shumë të qartë me vendosjen e kufijve. Kjo kategori njerëzish punon shumë për të  thyer barrierat apo “jo”-në tuaj, por nëse e shohin që jeni të pathyeshëm, ju nuk jeni një person me të cilin/ën një narcisist do të ngatërrohet.

Si t’i mbani larg jetës njerëzit narcistë me 3 veprime

-Tregojini se kë kanë përballë

Nëse narcisti e ndjen se nuk jeni të mençur mjaftueshëm për truket e tyre manipuluese, ata do t’ju vënë më shpejt në shënjestër. Duhet t’i tregoni atij/asaj personin që ka përballë dhe kufijtë janë një vlerë e palëkundur për veten tuaj, por edhe një rrezik për narcistët që ju rrethojnë.