Si të zbardhni dhëmbët me vetëm dy përbërës natyralë

334
Sigal

Shpenzimet globale në produktet e zbardhjes së dhëmbëve arrijnë në miliarda dollarë në vit.

Zverdhja e dhëmbëve është një pasojë e stilit të jetesës thonë stomatologët.

Sipas tyre, duhanpirja, kafeja dhe çaji janë shkaktarët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve.

Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të tjerë ngjyrosin dhëmbët, sepse përmbajnë substanca që ngjiten me enamelin e dhëmbëve.

Sipas të dhënave, zverdhja e dhëmbëve mund të shkaktohet edhe nga sëmundjet dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

Nëse larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe përkujdesi për to nuk e zgjidh këtë problem, atëherë duhet të merrni në konsideratë alternativat e mëposhtme.

Si Të Zbardhni Dhëmbet Në Vetëm 2 Minuta

Soda e bukës është një nga përbërësit më të mirë që mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve.

Limonët gjithashtu kanë aftësi zbardhuese dhe pastruese për dhëmbët.

Pastë Zbardhuese Me Sodë Buke Dhe Limon

Përbërësit

Sodë buke,

Lëng limoni ose ujë.

Udhëzimet

Përziejeni lëngun e freskët të limonit ose ujin me disa lugë çaji me sodë buke.

Përziejini të dyja deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë.

Fshijini dhëmbët me një letër kuzhine dhe më pas fërkojini me pastën duke përdorur një furçë dhëmbësh.

Lëreni pastën në dhëmbë për 1 minutë.

Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm për të shmangur ndonjë dëm potencial të aciditetit në enamelin e dhëmbëve.

Nëse përdorni ujë në vend të lëngut të limonit, pastën mund ta mbani për deri në 3 minuta.

Kjo pastë duhet përdorur një ose dy herë në javë.

Përveç aplikimit të pastës zbardhuese, sigurohuni që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë.

Nëse pijet e mësipërme janë të preferuarat tuaja, përdorni një pipë që të kufizoni kontaktin me dhëmbët.