Pasi të lexoni këtë, do pastroni shtëpinë me themele dhe do bëni kaq mirë!

207
Sigal

Ndërsa lulet fillojnë të mbijnë përsëri dhe gjethet e reja fillojnë të rriten në ato që dukeshin si pemë të ngordhura, ne fillojmë të emocionohemi për pranverën. Kjo stinë, që për fat të mirë klima e vendit tonë e ofron çdo vit, ka përfaqësuar gjithmonë një kohë për t’ia rifilluar, kohë për të “çelur”. Në fakt, nëse Nëna Natyrë e mendon këtë kohë si një fillim të ri, pse të mos e mendojmë edhe ne?

Kur Franchell Hamilton, mjeke, psikologe dhe kimiste – vuri gjithë shtëpinë në punë për të pastruar, u habit nga ndjesia që mori më pas.

“Vura re se kjo detyrë dikur e frikshme ishte në fakt mjaft e këndshme dhe po përpiqesha të kuptoja se nga erdhi kjo. Në ato momente, kisha një ndjesi sikur sapo kisha pastruar edhe gjendjen time shpirtërore”, thotë ajo.

Më pas, Hamilton shton:

“Një nga arsyet ishte se unë munda ta bëja këtë me familjen time. Ndjeva gjithashtu se, teksa pastroja, kisha një ndjenjë qëllimi, sado idiotësi mund të tingëllojë.”

Përfitime të tjera shëndetësore të “pastrimit pranveror”

1. Ju ndihmon të (ri)freskoheni (refresh). Edhe nëse po hidhni ose po dhuroni gjëra që s’ju duhen më në shtëpi dhe që i kishit aty prej vitesh apo thjesht po pastroni, ju po zhvendosni energjinë tuaj. Kështu, jeni më të hapur ndaj ndryshimeve dhe jeni në një “hapësirë” më të mirë për të ecur përpara.

2. Pastrimi mund t’ju bëjë më të lumtur. Hulumtimet kryesore psikologjike kanë lidhur rrëmujën me stresin dhe ankthin dhe kanë zbuluar se mbajtja e shtëpisë pastër dhe në rregull ka një përfitim pozitiv në shëndetin tuaj mendor. Hulumtimet treguan gjithashtu se çdo orë pastrimi që bëni çdo javë shoqërohet me një rritje prej 53% të lumturisë.

3. Djegie kalorish. Detyrat individuale të pastrimit si pastrimi me fshesë korrenti, hekurosja dhe kopshtaria janë aktivitete fizike që mund të djegin nga 150 deri në 300 kalori në orë.

4. Përqendrim më i mirë dhe më pak stres. Një studim nga Instituti i Neuroshkencës, Princeton, zbuloi se në hapësirat e çorganizuara, njerëzit janë më të stresuar, të hutuar dhe më pak produktivë. Rrëmuja mund të shpërqendrojë vizualisht dhe të shërbejë si një kujtesë bezdisëse e detyrave dhe punëve të zhbëra, ndërsa pastrimi u jep njerëzve një ndjenjë zotërimi dhe kontrolli mbi mjedisin e tyre.

Tani, mund t’i futeni punës!