Si të përgatisësh ëmbëlsirën më virale në TikTok?

E dimë që të paktën një herë e ke parë në TikTok ëmbëlsirën virale me luleshtrydhe dhe kos të ngrirë, të mbuluar me çokollatë. Në fakt, është shumë e thjeshtë për t’i përgatitur dhe nga përshtypjet e njerëzve në TikTok, super e shijshme.

P.S.: Nëse nuk e ke shumë qejf përbërësit e zakonshëm, mund të bësh këto zëvendësime:

Sigal

Luleshtyrdhet – me mollë, boronicë, mjedër.

Çokollatën – Gjalpë kikiriku dhe pak kanellë.

Tani, kalojmë te përgatitja.

Përbërësit:

Si të përgatisësh ëmbëlsirën më virale

75 gr luleshtrydhe, mjedër, ose mollë

82 gr kos

¼ shurup

¼ lugë çaji kanellë

1 lugë çaji vaj kokosi

57 gr çokollatë ose gjalë kikiriku

Copëto frutat dhe kombinoji me kos, shurup dhe kanellë (nëse e ke shtuar). Vendosi në një tavë, shtro poshtë një letër pjekjeje dhe më pas, e kanë vendin në ngrirje, për të paktën 1 orë, derisa të bëhen të forta.

Si të përgatisësh ëmbëlsirën më virale

Ngroh çokollatën dhe vajin e kokosit për 30 sekonda dhe më pas spërkat frutat dhe kosin e ngrirë me çokollatë/ gjalë kikiriku.

Provoje dhe të bëftë mirë!