Shfaqet krijesa e paidentifikuar në bregun britanik, teori konspiracioni për prejardhjen

370
Sigal

Një krijesë deti 4,5 metra e gjatë është gjetur në bregun britanik.

Krijesa u vu re në në plazhin Merseyside, Liverpool ditën e mërkurë dhe është cilësuar si një anomali detare.

Njerëzit nuk kanë mundur ta identifikojnë kafshën, e cila nuk ka një kokë të mirëfilltë.

Ajo është dekompozuar dhe rrethohet nga miza.

Kanë qënë të shumtë personat që kanë besuar se krijesa është një alien.