Sheh në ëndërr sikur të presin flokët, ja çfarë kuptimi ka…

1264
Sigal

A keni parë ndonjëherë në ëndërr sikur dikush ju pret flokët dhe jeni kurioz për të gjetur se çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Kjo lloj ëndrre është shumë më e zakonshme nga sa mendoni. Është, në fakt, një ëndërr shumë e përhapur dhe të pyesësh veten për kuptimin e saj mund të të ndihmojë të kuptosh se cilat janë dëshirat që e pandërgjegjshmja jonë, nëpërmjet atij imazhi, po na komunikon. Ëndrrat, në të vërtetë, janë mënyra në të cilën pavetëdija jonë është në gjendje të shprehë atë që nuk do të ishim në gjendje të pranonim si alarm.

Çfarë do të thotë ëndrra me flokë në përgjithësi?

Flokët janë një pjesë jetike e jona, që lidhet me forcën dhe energjinë. Në të njëjtën kohë, sidomos për gratë, flokët janë imazhi i joshjes dhe sensualitetit. Në fakt, ka shumë kultura ku flokët janë bërë simbol i bukurisë. Edhe për ne, duke i parë flokët të bukur e të shëndetshëm mendojmë se janë shenjë e shëndetit të mirë. Së fundi, si një element i lidhur me kokën dhe trurin, ato kanë të bëjnë me arsyen, mendimet dhe rrjedhimisht, me vullnetin tonë. Ëndërrimi i flokëve mund të lidhet me ndonjë nga këto kuptime, në varësi të kontekstit dhe veprimit në të cilin ato janë të përfshira.Çfarë do të thotë të shoshësh në ëndërr sikur pret flokët?

Ëndërrimi i prerjes së flokëve shpreh një nevojë të thellë për ndryshim: ekziston diçka në situatën që po përjetojmë, që me të vërtetë nuk na pëlqen dhe ne duam që me çdo kusht ta “presim” atë nga jeta jonë. Edhe në jetën e përditshme, nëse mendoni për të, një ndryshim i flokëve është një mënyrë e mirë për t’u ndier njerëz të ndryshëm: ëndërrimi për këtë është një shprehje e kësaj nevoje të njëjtë.