Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Mustafaj: Gënjeshtarja

316
Sigal

Fabul

Një ditë vere pranë qymezit,

Bisedonte zonja dhelpër,

Me ca pula dhe këndesin,

Për një politikë tjetër.

-Iku politika e vjetër.

Më besoni, miq të dashur!

Skamjen do zhdukim pa tjetër,

Do të jemi veç të pasur!

Tash e tutje bashkë do jemi,

Si në punë edhe në jetë,

Frikë nga njëri tjetri s’kemi

Rrofsh, demokraci e vërtetë!

Ç’i hutoi për një moment,

Shpezët e gjorë me fjalime,

Porse shpejt u erdhën mend

-Dhelpra, thanë- s’mban premtime.

Ndaj iu kthyen të gjithë një zëri:

-Kot po hiqesh namusqare,

Po ta themi shkurt e prerazi,

S’të besojmë, moj gënjeshtare!