Sekreti i gocave skandinave për lëkurën: 3 hapa të thjeshtë

151
Sigal

Gratë skandinave njihen prej kohësh për bukurinë natyrale dhe lëkurën e shëndetshme dhe me shkëlqim. Si ia dalin?

Ndryshe nga të tjerat, gratë në vendet skandinave – Danimarka, Norvegjia dhe Suedia – nuk pranojnë gjithçka që shohin nëpër reklama. Në vend të kësaj, ato përpiqen të kuptojnë se cilët përbërës funksionojnë për lëkurën e tyre dhe më pas kërkojnë për produkte që përmbajnë ata përbërës.

Së dyti, ndryshe nga rutinat me shumë hapa, gratë skandinave preferojnë një rutinë të thjeshtë për kujdesin e lëkurës. Përgjithësisht zgjedhin produkte me teksturë të lehtë për t’u mbajtur në lëkurë. Preferojnë pak, si në numrin e përbërësve, ashtu edhe në numrin e produkteve që përdorin.

Së fundmi, filozofia e kujdesit të lëkurës në vendet skandinave ka të bëjë me investimin në çfarë funksionon. Ato blejnë pak produkte dhe i blejnë ato pak më shtrenjtë, sepse e dinë që cilësia ka kosto.

Me fjalë të tjera, kupto çfarë funksionon për lëkurën tënde dhe investo në produkte me cilësi të lartë.