Sa të prirur jeni ndaj tradhtisë? Këtë e tregon shenja juaj e horoskopit

900
Sigal

Ndikimi i yjeve favorizon në tradhti, duke reaguar në mënyra të ndryshme sipas shenjës zodiakale. Ndër shenjat më të rrezikuara janë: Binjakët në vendin e parë, të ndjekur nga Peshorja dhe Peshqit.

Shenjat tradhtare
1- Dashi: është një shenjë tradhtare. Preferon të tradhtojë për dëshirë dhe për mendjemadhësi, por zjarri i Dashit fiket më shpejt seç mendon.
2- Binjaket: tradhtar në seri nga të gjithë shenjat e tjera, por këtë gjë e bën për lojë dhe me këtë “justifikim” kalon çdo pengesë. Për Binjakët, tradhtia është thjesht një kalim kohe i padëmshëm.
3- Peshorja: Narcist dhe sipërfaqësor, shenja e Peshores mund te ndihet lehtësisht i mallëngjyer nga vëmendja e te tjerëve, një ilaç shumë i mirë për vetëvlerësimin. Nëse heq dorë, nuk e bën në emër te dashurisë, por për frikën se mund të humbë partneren “zyrtare”.
4- Akrepi: Nuk do të pranonte kurrë një tradhti, por pas kësaj urrejtjeje fshihet një tradhti e dëshiruar. Nëse bie ne tundim, e bën me koshiencë të plotë.
5- Shigjetari: Aventurat e mallëngjejnë, i jeton shpesh si një lojë, nga ana tjetër Shigjetari është gjithmonë i mbushur me emocione dhe eksperienca, në të mirë dhe në të keqe ai mendon vërtet kështu.
6- Akuariumi: Më shumë se besnikërisë i kushtohet bashkëpunimit, Akuariumi në fakt është një natyrë e lirë, nuk pranon kushte dhe nëse tradhton e bën për lojë.
7- Peshqit: Premton besnikëri, por vështirë e mban, kënaqësia e dominon dhe në këtë pikë Peshqit tradhtojnë edhe pse mund të jenë shumë të dashuruar, por tradhtinë nuk e pranojnë.

Shenjat besnike
1- Demi: Në të kundërt me kafshën që e përfaqëson, është paqësor nga natyra, nuk dëshiron paparashikimet, duke preferuar një qetësi te shëndetshme. Është posesiv, por shumë besnik.
2- Gaforrja: Adhuron familjen, janë tradicional dhe vështirë të bien pre e tradhtisë. Tundimi mund të mjegullojë mendjen nëse ndjehet në ajër një dashuri e madhe.
3- Luani: Në të kundërt me atë që mund të besoni, Luani nuk është tradhtar. I ndershëm dhe i sinqertë. Mjafton të bëni kujdes dhe të mos lëndoni krenarinë, mund të kthehet në një armik të rrezikshëm.
4- Virgjëresha: Pak nga ndrojtja, pak nga pasiguria, shenja e Virgjëreshës preferon të qëndrojë larg nga tradhtia. Besimet e saj janë platonike.
5- Bricjapi: Bricjapi kërkon të ndjehet gjithmonë i dëshiruar dhe ambicioz, mund të bëhet pre e joshjes për t’u ndjerë në lartësinë e situatës. Pavarësisht kësaj, niveli i tyre i tradhtisë konsiderohet i papërfillshëm.