Pse fjalët relaksuese para gjumit ndihmojnë që të flini më mirë

24
Sigal

Po kërkoni një mënyrë për të fjetur më mirë? Hulumtimet tregojnë se dëgjimi i fjalëve relaksuese, si histori para gjumit apo podkaste qetësuese mund të jetë mënyra e duhur për të rënë në një gjumë të thellë dhe të qetë.

Të gjithë e dimë se të lexosh është jashtëzakonisht qetësuese. Kjo është arsyeja pse prindërit u lexojnë fëmijëve të tyre histori para gjumit. Por sipas një studimi të ri, dëgjimi i një historie emocionuese ose podkasti relaksues, jo vetëm që ka fuqinë t’ju ndihmojë të flini, por mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë më të thellë.

Studimi, i publikuar në “Journal of Sleep Research”, bazohet në provat që fjalë të tilla gjatë fazës para gjumit ndihmojnë në rritjen e sasisë së kohës që dikush kalon në gjumë. Duke përdorur një test EKG (elektrokardiogramë), autorët e studimit zbuluan se koha mes rrahjeve të zemrës ishte më e gjatë kur një person që përpiqej të flinte dëgjonte më parë fjalë relaksuese, në krahasim me një grup fjalësh jo dhe aq stimiluese. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me tingullin e fjalëve…Kur studiuesit pëshpëritnin këto fjalë gjatë gjumit, koha mes rrahjeve të zemrës ishte më e vogël se kur fjalët thuheshin përpara.

Në fund të fundit, kjo tregon se sa të vetëdijshëm janë trupat tanë për botën përreth nesh ndërsa flemë dhe se si zhurma e ambientit brenda dhe rreth dhomave tona të gjumit mund të ndikojë në cilësinë e gjumit. Ndërsa pushoni gjatë natës, proceset fiziologjike të trupit gradualisht kalojnë në gjendje pushimi. Dëgjimi i fjalëve qetësuese shërben si një katalizator për relaksim, duke nxitur sistemin nervor parasimpatik.

Nga pikëpamja psikologjike, kjo metodë shkakton një vrull emocionesh pozitive, duke ngjallur ndjenja sigurie, kënaqësie, të gjitha të favorshme për të shijuar një gjumë të plotë dhe cilësor.