Unik për shëndetin – Fuqia dhe roli fantastik i ujit të detit për organizmin

231
Sigal

Hipokrati e përdori për herë të parë fjalën talasoterapi për të përshkruar efektet kuruese të ujit të detit.

Që në kohët e lashta ai analizoi përfitimet shëndetësore prej elementëve minerale të ujit të detit.

Talasoterapi do të thotë Kura Me Ujin e Detit

Ndër përparësitë e shumta për shëndetin, zhytja në ujin e detit përmirëson funksionimin e sistemit imunitar, nxit mirëqenien e përgjithshme të organizmit dhe rregullon lëkurën.

Një zhytje në det mund të përmirësojë gjendjen e organizmit dhe shëndetin tuaj.

Uji i Detit – Mrekulli Për Sistemin imunitar

Uji i detit përmban elemente jetike, vitamina, minerale, aminoacide dhe mikroorganizma të gjalla që prodhojnë veprim antibiotik dhe antibakterial që kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Sipas studimeve  përbërësit e ujit të detit përthithen dhe përdoren lehtë nga trupat tanë ndërsa ne notojmë.

Ekspertët pohojnë se noti në det hap poret në lëkurë duke lejuar thithjen e mineraleve detare. Gjithashtu noti eliminon helmet e trupit që shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Uji i detit përdoret nga shumë njerëz për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Kjo pasi ai aktivizon mekanizmat e shërimit të trupit për të luftuar sëmundje të tilla si azma, artriti, bronkiti, si dhe dhimbjet e kyçeve.

Uji i Detit Ndihmon Fort Qarkullimin e Mirë të Gjakut

Noti në ujin e detit lehtëson shumë qarkullimin e gjakut në trupin tuaj. Qëllimi kryesor i terapisë së ujit të detit është rritja e qarkullimit të gjakut.

Larja në det përmirëson qarkullimin e gjakut. Ajo stabilizon mineralet bazë të cilat dobësohen nga stresi, ushqimi i dobët dhe ndotja e mjedisit.

Uji i Detit – Bekim Për Gjendjen e Mirë të Trurit

Studimet shkencore të konsultuara nga AgroWeb.org tregojnë se tingujt e valëve të detit ndikojnë tek truri i njeriut duke sjellë në një gjendje relaksimi të thellë.

Ky qetësim sjell rigjallërimin e mendjes dhe trupit. Një nga kripërat minerale bazike të ujit të detit është edhe magnezi. Minerali i magnezit eleminon irritimin nervor dhe rrit ndjenjën e qetësisë.

Ajri i Detit Sjell Gjumë Më të Shëndetshëm

A keni menduar ndonjëherë se pse flemë më qetë pasi notojmë në det? Ajri i detit është “i ngarkuar” me jone negativë të shëndoshë që përshpejtojnë kapacitetin përthithës të oksigjenit nga organizmi.

Kjo është arsyeja pse në fund të ditëve në det, ju keni më shumë energji ndërsa në të njëjtën kohë jeni më të relaksuar.

Përfitimet Unike Për Organizmin

Ngrohtësia e diellit pranë detit ndikon në sistemin tonë endokrin. Ekspozimi i kujdesshëm ndaj diellit është i dobishëm kundër disa problemeve të lëkurës të tilla si psoriaza, ndërsa rrezet ultravjollcë përmirësojnë lëkurën e thatë.