Sigal

Gjithnjë e më shumë temperaturat po ulen dhe mbarë vendin po e mbulon ngrica, acari dhe bora. Kur të qëndruarit në shtëpi nuk është më një opsion për shkak të angazhimeve të përditshme, shumë njerëz i duhet të ngasin makinën midis këtij moti të pabindur.

Fatkeqësisht ndodhin shumë aksidente gjatë dimrit për shkak të motit fillimisht dhe moskujdesit në plan të dytë por jo vetëm. Megjithatë ka disa gabime të zakonshme që ndoshta të gjithë i bëjmë por që mund ti shmangim për sigurinë tonë.

1.Mendoni se brenda në makinë jeni të sigurt

Pavarësisht se automjetet me katër rrota zakonisht janë më të sigurta në rrugët me dëborë dhe të akull, teknologjia mund të shkaktojë dëme duke i dhënë shoferëve një ndjenjë të rreme sigurie. Gjatë kushteve ekstreme të motit automjetet e shpërndajnë peshën në mënyrë specifike tek secila nga rrotat në mënyrë që të bëjë të mundur lëvizjen. Kjo nuk do të thotë të mos bëni kujdes apo të ngisni shpejt sepse makina nuk do të japë tërheqjen që duhet për të frenuar. Ajo ju ndihmon të kaloni kushtet e vështira por mos përfitoni.

2.Nuk jeni të përgatitur

Dita më e rrezikshme për të qenë në rrugë është dita pas rënies së borës së parë. Shoferët nuk kanë përgatitur makinat e tyre për motin dimëror dhe ndoshta kanë harruar kujdesin që duhet pasur nga viti i kaluar.

Gomat për të katërta stinët mund të përballojnë shumicën e kushteve të motit, por nëse jetoni në një zonë që ka shumë borë, duhet të konsideroni blerjen e gomave të dëborës. Kontrolloni nivelet e antifrizit dhe fuqinë e baterisë dhe sigurohuni që pastrimi i ajrit të jetë në rregull dhe të pastroni dritaren e pasme.

3.Ngisni shumë afër automjeteve të tjera

Shumë njerëz papërvojë në rrugët me borë, kanë zakonin e keq të qëndruar shumë afër automjeteve të tjera. Kjo është diçka shumë e gabuar sepse gjatë dimrit mundësia për të papritura është më e madhe dhe nëse ngushtohet distanca nga automjeti në automjet nuk ka kohë të mjaftueshme për të reaguar gjatë incidenteve të tilla. Këshillohet që  të dyfishoni distancën normale midis makinave, duke i dhënë vetes një distancë minimale të frenimit prej gjashtë sekondash. Gjithashtu shikoni përpara për ndriçimet, ndaloni kur ka shenja dhe kthesa në rrugë në mënyrë që t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të frenuar ose për të marrë kthesa.

4.Shkelni frenat kur makina rreshket

Në momentin që ndjeni se gomat rrëshqasin, instinkti të drejton drejt frenave por JO. Mos i shkelni frenat. Ajo që do të fitoni do të jetë humbja e kontrollit të makinës. Më mirë lëreni makinën të lirë të  ngadalësojë vetë dhe thjesht mbani drejtimin.

5.Ngisni shumë shpejt

Të ngisni makinën shpejt në motin e keq dhe sidomos në dëborë është gabimi më i madh që mund të bëni.  Gabimi më i zakonshëm që bëjnë shoferët është se mendojnë se sapo janë në autostradë janë të sigurt dhe kështu rrisin shpejtësinë. Gabim. Kur makina fillon të rrëshqasë dhe drejtohet për tu përplasur çdo sekondë ka rëndësi. Ngasja e makinës me shpejtësi zvogëlon sasinë e kohës që do të duhet për të reaguar dhe rrit mundësinë për aksidente.