Po sikur të të themi që mund të stërvitesh pa shkuar në palestër?

21
Sigal

Ja pra që paska disa zgjidhje për ty që e ke cilësuar veten si dembele, saqë nuk e ndjek dot rregullisht palestrën, ose nuk e merr hiç mundimin të shkosh. Mundësitë për të zëvendësuar stërvitjen i ke çdo ditë para syve, por nuk po i sheh, ndaj sot do të tregojmë ç’të kesh parasysh.

Mund të marrësh një çantë disi të rëndë dhe të ecësh për atje ku ishe nisur me të mbi shpinë. Mund të jesh në një udhëtim, apo përditshmëri, nuk ka rëndësi, një çantë mbi shpinë e bën ecjen pak më të ndërlikuar për trupin dhe djeg më shumë kalori.

Nëse nuk e kishe menduar deri tani, të bësh pazar është një mënyrë tjetër e mirë për t’u stërvitur. Nuk ka nevojë të ta shpjegojmë, mjafton të kujtosh si ndihesh pasi ke ecur nëpër një qendër tregtare për ca orë të mira.

Kur gatuan, gjithë përkushtimi merr aq shumë energji saqë nuk do kesh nevojë t’i sulesh ushqimit si zakonisht. Gjithashtu, procesi vetë të ndihmon të harxhosh disa kalori.

Seksi është tjetër zakon që harxhon kalori, ndaj shijoje dhe jepi drejtim.

Të nxjerrësh qenushin shëtitje do të ndihmojë ty dhe vetë katërputroshin që të jeni më shëndetshëm dhe të lumtur.