Palestrat e së ardhmes, ja si Hong Kong iu përshtat pandemisë

308
Sigal

Kthimi në palestra në kohë pandemie mund të duket pak më ndryshe se më parë.

Pjesa më e madhe e palestrave ende nuk janë hapur në frikë të infektimit me koronavirus, por Hong Kong duket se ka gjetur një zgjidhje për këtë situatë.

Palestrat në qytetin aziatik tashmë kanë ndryshuar rrënjësisht, në përshtatje me gjendjen ku bota ndodhet.

Dezinfektantët, fshirja e makinerive dhe higjiena personale janë vetëm aspekti i parë i rregullave në këto palestra. Tashmë dhe makineritë dhe ambientet për ushtrime me forcën e trupit janë ridizejnuar për të ruajtur distancën sociale.