Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit mbretëreshën përmes veshjeve

166
Sigal

Mbretëresha e ndjerë ishte mjeshtre e veshjeve simbolike. Përmes kombinimeve, ngjyrave, kapeleve dhe bizhuterive komunikonte dhe përcillte mesazhet që donte gjithë elegancë dhe diplomaci. Këtë të hënë, isha radha e botës ta nderonte drejt banesës së fundit me përmes çdo detaji. Një nga më kryesorët kanë qenë padyshim veshjet: pjesëtarët e familjes, krerët e shteteve dhe njerëz të tjerë shumë të rëndësishëm nga e gjithë bota u kujdesën të zgjidhnin veshjen e duhur për ceremoninë e lamtumirës.

Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit

Ndonëse s’është e nevojshme të thuhet, ngjyra e zezë mbizotëronte mes 2000 të ftuarëve. Kapelet klasike, dorezat elegante, takat dhe fundet e ngushtë mbizotëronin tek zonjat e pranishme gjatë ceremonive.

Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit

Kate, princesha e Wales, e veshur me të zeza dhe me një kapele elegante që përfundonte me një dantellë para fytyrës, respektoi kujtimin e mbretëreshës Elizabeth përmes varëses me perla dhe vathëve prej diamanti. Bizhutë më herët i përkisnin princeshë Diana-s, ndërsa varësja me perla është nga koleksioni i mbretëreshës Elizabeth. Sipas ekspertëve të bizhuve, vendosja e perlave pikërisht në një ditë si kjo përfaqëson mbylljen e një kapitulli dhe nisjen e një tjetri (roli i ri i Kate si princesha e Wales).

Gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron, Brigitte, e vesur e gjitha me të zeza, në vend të kapeles vendosi një vello të vogël në pjesën prapa.

Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit

Ndërsa, Jill Biden u shfaq më minimaliste- me një rreth elegant në ngjyrë të zezë në formë fjongoje.

Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, kishte veshur një mantel maori me pupla. Në një deklaratë të dhënë për mediat vendase ajo tha se veshja ishte “një mënyrë për të sjellë një pjesë të Zelandës së Re këtu me mua”.

Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit

Meghan Markle, mbante një kapele thuajse të ngjashme me atë të Kate, por në ndryshim prej saj u shfaq e veshur me një pelerinë-xhaketë hedhur krahëve dhe flokët e mbledhur pas.

Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit

Asnjë mbretëror nuk është “shumë i vogël” për t’ju shmangur traditave, prandaj princesha 7-vjeçare Charlotte gjithashtu u fotografua e veshur e gjitha me të zeza dhe sigurisht me një kapele.

Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit

Presidenti i Koresë së Jugut  Yoon Suk-yeol dhe gruaja e tij Kim Kun-hee

Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit

Mbreti Abdullah II dhe Queen Rania al-Abdullah e Jordanisë

Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit