Nënat shtatzëna që ndjekin këtë dietë lindin fëmijë më të shëndetshëm

34
Sigal

Nënat që ndoqën dietën mesdhetare gjatë shtatzënisë lindnin fëmijë me zhvillim neurologjik, social dhe emocional më të mirë deri në moshën 2-vjeçare krahasuar me fëmijët, nënat e të cilëve nuk e ndoqën një dietë të tillë.

“Pavarësisht  studimeve të mëparshme që kanë treguar lidhje midis stilit jo të mirë të jetesës dhe zhvillimit më të dobët të fëmijëve, asnjë studim i mëparshëm nuk kishte vlerësuar nëse ndërhyrjet e stilit të jetesës përmirësonin zhvillimin neurologjik”, tha bashkëautorja e studimit Dr. Francesca Crovetto, një studiuese në Qendrën Kërkimore të Mjekësisë Fetale në Spanjë.

Nënat shtatzëna që ndjekin këtë dietë lindin

“Në vitin e dytë të jetës truri i fëmijëve merr disa nga përfitimet që ata morën përmes ushqimit kur nënat ishin shtatzënë”, tha Dr. Miguel Martínez-González, një profesor i mjekësisë në universitetin e Navarrës në Spanjë.

“Asnjë model tjetër diete nuk ka një grumbullim kaq mbresëlënës të provave shkencore sa dieta tradicionale mesdhetare”, tha Martínez-González.

Dieta mesdhetare  përmban gatime të thjeshta, me bazë bimore dhe zvogëlon rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit, kockave më të forta, një zemër më të shëndetshme dhe jetë më të gjatë.

Nënat shtatzëna që ndjekin këtë dietë lindin

Çfarë është dieta mesdhetare?

Dieta mesdhetare përqendrohet tek perimet, frutat dhe drithërat, ndërsa kufizon konsumin e mishit të kuq, të qumështit dhe të ushqimeve të përpunuara.

Kjo dietë është e pasur me vitamina dhe minerale që duhen gjatë shtatzënisë si dhe ofrojnë efekte antioksiduese. Mes tyre, peshku me acide yndyrore omega 3 promovon zhvillimin njohës tek foshnjat.