Në takimin e radhës ki parasysh këto ide

233
Sigal

Ti e dashuron, kjo punë ka marrë fund! Por ama, edhe disa ide të lezetshme për një takim romantik të paparashikuar të duhen, ndaj ne jemi këtu për të të dhënë ca mendime. Kalojmë në temë, pa humbur kohë.

1. Një udhëtim i shkurtër me makinë –Zgjidh një destinacion të afërt që mos t’ju lodhë rruga dhe shijoni bashkë pranverën. Kujtoni momentet më të bukura, bëni foto, puthuni…

2. Vizito një ekspozitë-  Ka 2 përfitime: – Ushqen shpirtin me art. – Mund të bësh një super foto për Instagram.

3. Bëni shopping bashkë – Nuk thonë kot: shopping është terapi. Ti çoje në një tjetër nivel: bëje një date. Kështu, mëson edhe më shumë për të, durimin, sensin e modës, etj.

Madje, mund ta kthesh edhe në një sfidë: Merrni një derrkuc kursimi, caktoni një vlerë mujore dhe dedikojani atë shopping-ut.

4. Është çasti të provosh atë trendin e TikTok- Gjej trendin që të ka ngelur fiksim dhe bëje! Është kaq e thjeshtë. Një këshillë: Bëje fakt, mos lër vend për diskutim!

5. Organizo një piknik- Ushqimi është mënyra më e shkurtër drejt zemrës. E thotë edhe shkenca. Imagjino tani, kur i shtohet edhe natyra, një verë e mirë, dashuria…

6. Bëj një pizza tour në qytetin tënd- Ose akullore, ushqim kinez, sushi tour, zgjidhe vetë. Kliko në Google Maps, gjej vendin që të mbush mendjen dhe vizitoje. Kështu, do të kesh një vend të preferuar për pizza-n (fjala që bie).

7. Skincare! Një ditë dedikuar maskave dhe kujdesit të lëkurës? Po, është një date fantastik!