Më shumë se 30 koloni aliene jetojnë në univers, zbulojnë shkencëtarët

334
Sigal

Dhjetëra raca aliene inteligjente mund të jetojnë jashtë Rrugës së Qumështit, pretendon një studim.

Pyetja nëse ka apo jo forma të tjera jete në universin tonë, ka shqetësuar shkencëtarët prej kohësh.

Tani kërkuesit në universitetin e Nottingham kanë gjetur një mënyrë tjetër për të vlerësuar numrin e mundshëm të civilizimeve jashtëtokësore.

Në këtë metodë të re,ata janë nisur nga premisa se jeta inteligjente do të zhvillohej në mënyrë të ngjashme me Tokën.

Ata kanë llogaritur se galaksia mund të mbajë të paktën 36 raca aliene inteligjente, të aftë të dërgojnë sinjale radio në hapësirë.

Kërkuesit shtojnë se distanca mesatare nga ne do të ishte rreth 17,000 vite dritë larg, duke e bërë komunikimin me ta ‘shumë të vështirë’ me teknologjinë që zotërojmë tani.