Kishin vendosur të kalonin një ditë ndryshe, çifti iranian arrestohet për veprime të turpshme

Një çift në Iran është arrestuar për veprime të turpshme në publik. Fotot e çiftit duke u puthur mbi çatinë e Teheranit kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, ndërsa u kanë kushtuar shumë.

Policia konfirmoi në një deklaratë se çifti janë arrestuar për veprime të pahijshme.

NOA

Alireeza Japalaghy nga Irani, një bloger me 133 mijë ndjekës në Instagram është arrestuar i pari të hënën e kaluar, ndërsa e dashura e tij të enjten.

Mbi këtë të fundit rëndon edhe akuza për shkeljen e kodit të veshjes së Republikës Islamike.

Ndërkohë arrestimi i tyre ngjalli reagime në rrjetet sociale. Shumë përdorues të rrjeteve sociale komentonin si mundet që policia është kaq e shpejtë për të arrestuar dy persona që puthen krahasuar me ata që kryejnë krime.

Nuk është hera e parë që figura të famshme të mediave sociale janë arrestuar për kalimin e vijave të kuqe të Republikës Islamike.