Ja cila është shkolla më e rreptë në botë, aty ku fëmijët studiojnë brenda kutive plastike

60

Shkollat në Tailandë po i detyrojnë fëmijët të mësojnë dhe të luajnë në kuba plastikë për të siguruar respektimin e masave të distancës sociale.

Fëmijët tailandezë në kopshtin e shkollës Wat Khlong Toey School në Bangkok, e cila është rihapur për një muaj, mësojnë në kuti plastike dhe luajnë vetëm me lodrat e tyre në to.

Shkollave iu lejua të rihapen në fillim të korrikut me një sërë masash të rrepta.

Autoritetet rekomanduan që klasat të kenë deri në 20-25 studentë dhe të gjitha mjetet të dezinfektohen shpesh gjatë gjithë ditës.