Hëna e plotë e majit, kur do të mund ta shihni në qiell

23
Sigal

Hëna e plotë e majit 2024 po afron, pasi në datën 23 të muajit ‘Hëna e Luleve’ do të jetë e dukshme në qiell.

Hëna e plotë e majit u emërua kështu sepse në këtë muaj lulëzojnë shumë lule. Njihet gjithashtu si “Hëna e Qumështit”, “Hëna e Nënës”, “Hëna e ndritur” dhe “Hëna e Lepurit”.

Hëna do të ngrihet pranë një ylli supergjigant të kuq, Antares. Antares, ylli më i ndritshëm në yjësinë e Akrepit, do të jetë gjithashtu i dukshëm të enjten, më 23 maj.

Në Evropë, hëna e plotë e majit ishte quajtur “Hëna e Qumështit”, pasi ishte muaji kur lopët u zhvendosën në kullotat e tyre verore gjatë Mesjetës. Këto kullota ishin plot me bar dhe bimë të tjera, të cilat i ushqenin në mënyrë të pasur lopët, të cilat më pas prodhonin sasi të mëdha qumështi.

Hëna e plotë e ardhshme do të jetë Strawberry të premten, më 21 qershor. Kjo është hëna e parë e plotë e verës në hemisferën veriore dhe e dimrit në hemisferën jugore, dhe do të ndodhë vetëm një ditë pas solsticit të verës 2024.