Hawking / Njerëzimit i ngelen vetëm 1000 vite jetë!

852
Sigal

Ideja se njerëzit do të krijojne anije të mëdha kozmike, dhe do të largohen me to në kërkim të një planeti tjetër të përshtatshëm për të mbijetuar dhe jetuar në të, ngjan si një film fantashkencë, dhe nëse kjo do të ndodhë, njerëzit mendojnë se do të duhen të paktën edhe tre ose katër mijë vite për të arritur tek kjo pikë.

Por këto numra janë shumë të largët më llogjikën që kishte shkencëtari gjeni Stephen William Hawkings.

Sipas drejtorit të qëndrës së kërkimeve shkencore kozmologjike dhe teorike të universitetit të Cambridge, ditët që na kanë mbetur në planetin tonë, janë të limituara, dhe njerëzit duhet të gjejnë një planet të ri përpara se të jetë shumë vonë, në mënyrë që të mbijetojnë.

Përpara vdekjes së tij, Hawkings deklaroi në universitetin e Oxford, se njerëzimit i kanë ngelur përafërsisht edhe 1000 vite, përpara zhdukjes së tij. Kjo nuk ishte hera e parë që shkecëtari thoshte diçka të tillë, pasi e ka përmëndur këtë fakt edhe në konferenca të tjera që ka mbajtur.

Hawking thoshte se fundi i njerëzimit do të vijë nga armët e ndryshme bërthamore dhe nukleare që liderët në botë po krijojnë, si dhe nga arsyeja e ngrohjes globale. Ai dukej mjaft i sigurt në atë që thoshte, dhe mendonte se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për atë që po i pret.

Hawkings u shpreh se në mënyrë që të mbijetojë njerëzimit do t’i duhet të heqë dorë nga planeti tokë dhe nga benefitet e saj./Washington Post