Hapësirat e gjelbërta në qytete për një popull jetëgjatë

2789
Sigal

Hapësirat e gjelbërta në zonat urbane janë të një rëndësie thelbësore për jetëgjatësinë e një populli.

Ky është konkluzioni i studimit më të madh të të gjitha kohërave mbi rolin e hapësirave të gjelbra urbane tek jetëgjatësia e njeriut.

Të dhënat e organizatës EcoAlbania tregojnë se në Tiranë, raporti i banorëve me hapësirën e gjelbër faktike gjatë periudhës 2009-2014 ka pësuar rënie.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hapësirat e gjelbra urbane, parqe, kopështe, fusha, lëndina, e të tjera si këto janë jetike.

Ato i japin njeriut hapësirën që ka nevojë, jo vetëm për të kryer aktivitet fizik, por edhe për tu qetësuar, për të gjetur paqe nga kaosi i përditshëm urban.

Hapësirat e Gjelbërta Jetike për Jetëgjatësinë e Njeriut.

Në shumë artikuj të ndryshëm mbi këtë çështje, ekspertët kanë theksuar rëndësinë që kanë hapësira të tilla për të luftuar stresin, përmirësuar shëndetin mendor dhe atë fizik.

Të dhënat  thonë se të paktën 3.3 përqind e vdekjeve në mbarë globin i atribuohen mungesës së aktivitetit fizik, që vjen edhe si pasojë e qasjes së kufizuar në zona të tilla.

Studimet e fundit tregojnë se hapësirat e gjelbërta në zonat urbane ulin nivelin e vdekshmërisë së parakohshme.

Së pari, ato pastrojnë ajrin, duke e bërë atë më të pastër e duke shmangur sëmundje që i kanosen mushkërive, jo thjesht nga stili i jetesës.

Parashikimet e Frikshme Për Zgjerimin e Zonave Urbane

Ekspertët parashikojnë se deri në vitin 2030,  rreth 60 përqind e popullësisë globale do të jetojë në zonat urbane, në qytete të mbipopulluara me hapësira të gjelbërta që tkurren gjithnjë e më shumë.

Rritja e dendësisë së popullësisë, automatikisht nënkupton se hapësirat e gjelbërta do të sakrifikohen akoma më shumë për të ndërtuar shtëpi, qendra tregtare e gradaçela.

Një gjë e tillë e bën urgjente nevojën për të pasur oaze të gjelbërta në të mirë të shëndetit.

Kjo kërkon shumë fonde dhe akoma më shumë kohë, të cilën njeriu po e humbet dita ditës.