Habisin studiuesit/ Ja çfarë ndodh nëse vini maskën gjatë marëdhënieve intime

334
Sigal

Përdorimi i maskës për t’u mbrojtur nga COVID-19 rekomandohet edhe në marrëdhenien në çift. Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, çiftet duhet të kryejnë mardhënie seksuale me maskë për të parandaluar infektimin nga koronavirusi. Studimi është kryer pas vendimit të marrë në Britaninë e Madhe, sipas të cilit nuk lejohej marrëdhënia seksuale me njerëz që nuk jetojnë në një shtëpi. Shkencëtarët e Harvardit kanë rënditur disa fakte se sa është e mundur të infektoheni nga koronavirus gjatë mardhënieve seksuale. “Rrezik i vogël për t’u infektuar, por nuk është e pamundur”, thuhet në hulumtimin e tyre. Ekspertët sugjerojnë mbajtjen e maskës gjatë aktit seksual, për të ulu kështu riskun e infektimit me COVID-19. Opsioni tjetër është masturbimi, për të cilin studimi shprehet se është “me rrezik të ulët” dhe më pas në vendin e tretë është aktiviteti seksual në platformat dixhitale. “Pacientët duhet të këshillohen për rreziqet për fotografitë e bisedave apo videove dhe zhvatjes seksuale, “thonë studiuesit, duke shtuar se të miturit duhet të këshillohen për rreziqet e platformës dixhitale, të cilat shënimet e studimit tregojnë se janë rritur që nga fillimi i pandemisë.