FOTO/ 1000$ për të parë nga afër hardhucën dragua

819
Sigal

Ishulli indonezian i Komodo, shtëpia e hardhucës dragua Komodo, nuk do të mbyllet për turistët vitin e ardhshëm por do të futet një skemë anëtarësie prej 1000 $, thanë autoritetet.

Ideja e mbylljes erdhi për faktin se qeveria vendosi të kujdeset maksimalisht për këtë kafshë të rrallë që të qëndrojë e qetë në habitatin e saj.

Aktualisht, turistët paguajnë rreth 10 dollarë për të hyrë në ishull por një njoftim i bërë në muajin korrik ka deklaruar krejt të kundërtën, për të shmangur mbylljen definitive është vendosur pagesa e një shume marramendëse për t’u kujdesur për këtë kafshë që rrezikon të zhduket.

Në 2018, 176,000 njerëz vizituan Komodo, nga 44,000 njerëz në 2008.

Në korrik, guvernatori lokal tha që ishulli duhet të mbyllet për të ndaluar turizmin të ndërhyjë në proceset e çiftëzimit të popullatës së hardhucës dragua Komodo.

Ishulli do të rihapej pas një viti por si një destinacion më ekskluziv, tha guvernatori.

“Njerëzit do të duhet të bëhen anëtarë dhe të paguajnë 1000 $ për të hyrë”, tha guvernatori i rajonit, Viktor Bungtilu Laiskodat, në atë kohë. “Unë mendoj se edhe kaq është lirë.”/bbc.com