Çfarë mund të pastroni me uthull dhe çfarë jo?

221
Sigal

Fjala “pastrim” do të thotë të largosh mikrobet nga sipërfaqet, ndërsa “dezinfektim” t’i shkatërrosh ato.

Substanca acide në uthullën e bardhë, mund të jetë e dobishme në situata të caktuara, por a funksionon me të vërtetë uthulla si një pastrues? Varet vërtet nga qëllimi juaj.

Nëse dëshironi të dezinfektoni, pra të vrisni bakteret, nuk duhet të përdorni uthull.

Edhe pse uthulla mund të vrasë disa mikrobe, kjo nuk mjafton për ta bërë atë një pastrues të sigurt.

Mënyra më e mirë për dezinfektimin e sipërfaqeve është përdorimi i pastruesëve të prodhuar enkas për pastrimin e tyre.

Megjithatë ju mund të përdorni uthull, nëse kërkoni të largoni papastërtitë ose njollat ​​nga sipërfaqe të ndryshme.

Për Të Hequr Ndryshkun, Njollat ​​E Ujit Ose Të Sapunit

Një kombinim me uthull dhe ujë, mund të ndihmojë në heqjen e njollave të ujit ose të sapunit dhe të heqë njollat ​​e ndryshkut.

Për një pastrim më të fortë, ju mund të shtoni edhe pak sodë buke.

Për Të Pastruar Dyshemenë Dhe Pllakat

Shtimi i disa pikave uthull ujë mund të ndihmojë në largimin e yndyrës dhe të largojë papastërtitë e tjera në dysheme ose pllaka.

Por kini kujdes me sipërfaqet, si mermeri ose graniti, pasi aciditeti në uthull, me kalimin e kohës mund t’i shkatërrojë këto materiale.

Në vend të kësaj, përdorni pastrues të prodhuara posaçërisht për këto materiale.

Për Të Larguar Aromën E Pakëndshme Në Kuzhinë

Uthulla e bardhë është më pak e kushtueshme sesa një aromatizues i ajrit dhe mund të ndihmojë në eliminimin e aromave.

Për këtë, mbushni një enë të cekët me uthull dhe spërkasni kuzhinën.

Ju gjithashtu mund të zieni një lugë gjelle uthull të bardhë dhe 1 filxhan ujë.

Për Të Parandaluar Bllokimin E Lavamanit

Hidhni pak uthull dhe sodë buke në kanalin kullimit të ujit, në lavaman e kuzhinës. për të parandaluar bllokimin.

Ky kombinim mund të shkatërrojë yndyrën në të, të largojë aromën e keqe dhe të parandalojë bllokimin e tij.

Për Rrobat Tuaja

Uthulla e bardhë mund të ndihmojë në heqjen e mbetjeve të sapunit nga rrobat.

Provoni të shtoni një filxhan uthull të bardhë, në shpëlarjen përfundimtare të rrobave tuaja.

Ju nuk duhet të shtoni uthull në rroba, nëse përdorni njëkohësisht zbardhues, pasi ky kombinim mund të prodhojë avuj të dëmshëm.

Për Të Pastruar Pajisjet Shtëpiake

Uthulla mund të ndihmojë në pastrimin e shumë paisjeve shtëpiake, si për shembull, depozitat, lavamanët, rubinetet etj.

Për këtë, mjafton të zieni në një enë ujë dhe uthull. Më pas përhapeni dhe lëreni përzierjen të qëndrojë në pajisje për të paktën një orë përpara se ta shpëlani.