Bashkitë rritën shpenzimet për personelin, ulen investimet

259
Sigal

Bashkitë mblodhën 5.3% më pak të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore gjatë vitit 2020, por të ardhurat në total shënuan një rritje me 0.2% për shkak të transfertave nga qeveria, duke bërë që buxhetet e njësive vendore të mos impaktohen nga tërmeti apo pandemia e COVID-19. Të dhënat i takojnë raportit “Financat publike vendore”, të realizuar nga Co-Plan.

Sipas studimit, në rast se nuk përfshijmë Bashkinë e Tiranës, atëherë rënia e të ardhurave nga burimet e veta në 60 bashkitë e vendit përllogaritet në 12.2%. Ndërkohë që, norma e rënies është më e madhe te 11 bashkitë që u prekën nga tërmeti, ku kryeson Lezha me 57.3%. Ndërkaq, sa i takon shpenzimeve apo pësuan rritje me 5.6%, por kryesisht ato shkuan për personelin, ndërsa investimet u frenuan.

Raporti i Co-Plan sjell të dhëna edhe mbi shkallën e vështirësisë financiare, ku rezulton se Bashkia Vorë ka kaluar kufirin e paaftësisë paguese, duke arritur në vlerat e 200% nga 130% që është vlera referencë. Ndërkohë që, Bashkia Kavajë dhe Roskovec  rezultojnë me vështirësi serioze financiare.