Ekzekutimi i biznesmenit Çajup Selimi në Tepelenë, flasin fqinjët: U tronditëm, ishte punëtor

362
Sigal

Fqinjët e Çajup Selimit i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e të martës në Tepelenë thanë për Abc News se biznesmeni sipas tyre nuk kishte konflikte.

“Rreth orës 21:00 kemi dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Viktimën e njihnim, ishte djalë shumë i shkathët dhe bënte shumë për qytetin e Tepelenës. Na ka ardhur shumë keq.

Nuk kishte konflikte me njeri dhe ishte punëtor i palodhur. Kjo ngjarje na ka tronditur.

Dëgjuam dy krisma dhe u tronditëm jashtë, nuk e kuptuam persë ndodhi sepse ishte djalë shumë i rregullt”, është shprehur një nga fqinjët.

Kujtojmë se biznesmeni u ekzekutua në shkallët e pallatit në momentin kur ka qenë duke u futur në apartamentin ku ai banonte.

Dyshohet se autorët kanë qenë dy dhe pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk janë identifikuar.

Selimi ishte pronar i një dyqani rrobash në Tepelenë.