A na shëndosh kafeja? Ja çfarë thonë dietologët

30
Sigal

Burim energjie për të nisur ditën dhe një kënaqësi shqisore…Ata që nuk jetojnë dot pa kafe, e dinë mirë se për çfarë ndjesie po flasim. Shumë njerëz nuk hapin sytë pa kthyer më parë filxhanin e kafesë, e për të marrë atë “tronditjen” që nevojitet për të përballuar si duhet ditën.

Por, a e dini se konsumimi i shpeshtë i saj mund të shtojë kilogramët tuaj? Dietologia e certifikuar Megan Rasmussen thotë se: “Ajo çfarë ju i hidhni kafesë ka rëndësi. Shtimi i kremrave, shurupeve dhe ëmbëlsuesve shtesë mund të kontribuojë lehtësisht në një tepricë të kalorive që çojnë në shtim peshe.”

Ja një shembull:

Një frapuçino e thjeshtë përmban 480 kalori dhe 55 gramë sheqer që është 150% deri në 220% e kufirit ditor të sheqerit të rekomanduar nga Shoqata Amerikane e Zemrës. Rekomandohet që meshkujt të konsumojnë jo më shumë se 36 gramë sheqer në ditë dhe femrat jo më shumë se 25 gramë. Sipas një studimi në gazetën polake të Shkencave të Ushqimit, konsumi i sheqerit, veçanërisht në pijet e ëmbla, lidhet me shtimin në peshë dhe obezitetin.

A na shëndosh kafeja? Ja çfarë thonë dietologët

Kafeina dhe problemet me gjumin

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë i shtoni kafesë, por edhe koha që e konsumoni. Një analizë e publikuar nga instituti Risk Management and Health Care shqyrtoi marrëdhënien midis konsumit të kafesë dhe gjumit. Studiuesit vunë në dukje se kur kafeja konsumohet gjashtë orë para gjumit, ajo pengon ndjeshëm cilësinë e tij. Kjo do të thotë se nëse keni një orar gjumi prej 10.00 në mbrëmje dhe pini kafe në orën 14:00, mund të keni vështirësi për të fjetur. Por si lidhet kjo me shtimin në peshë? Hulumtimet kanë treguar se kur flini rregullisht më pak se shtatë orë në natë, keni një rrezik në rritje për të fituar peshë. Ky efekt mund të jetë për shkak të rritjes së niveleve të grelinës (hormoni i urisë), mbajtjes së kripës dhe inflamacionit të lidhur me gjumin e dobët.

A na shëndosh kafeja? Ja çfarë thonë dietologët

Por, si të shijoni një kafe të mirë pa e vrarë mendjen për peshën

* “Me kujdes dozën e kremit shtesë, sheqerit ose shurupit që i shtoni kafesë”, thotë dieotologia Rasmussen.

* Zgjidhni ëmbëlsues natyral. “Përgatisni kafenë tuaj me qumësht me pak yndyrë ose me bazë bimore dhe pak mjaltë nëse keni nevojë për pak ëmbëlsi”, vijon ajo.

* “Nëse doni një shije shtesë në kafenë tuaj, provoni të shtoni kanellë, arrë myshk ose ekstrakte si vanilje, mente ose mjedër”. Duke shtuar këto ekstrakte, ju luani me shijen, por jo me peshën!