A është i vërtetë rregulli i 5 sekondëshit?

270
Sigal

Të gjithëve na ka ndodhur të na bjerë çokollata që sapo hapëm në tokë dhe nga dëshira e madhe për ta ngrënë, kemi kujtuar rregullin e 5 sekondëshit dhe e kemi marrë sërish. Çfarë thotë rregulli për ju që s’e dini?

Nëse një ushqim të bie në Tokë dhe ti e ngre brenda 5 sekondash mund ta konsumosh pa asnjë problem. Tani, çështja është: Sa i vërtet është ky rregull dhe a duhet ta besojmë?

“Nuk para më pëlqen t’i them njerëzve çfarë të bëjnë. Më pëlqen t’i tregoj çfarë thotë shkenca dhe pastaj të vendosin vetë. Nëse ti hedh diçka në tokë, ajo do të takohet me mikrobe dhe nëse t’i i ha këto mikrobe, mund të sëmuresh. Kaq e thjeshtë.”- shprehet Don Schaffner, ekspert dhe profesor në Rutgers University.

Edhe nëse rregulli i 5 sekondëshit është i vërtetë, ekspertët thonë se kjo varet nga disa variabla, përfshi këtu llojin e ushqimit, llojin e dyshemesë ku ka rënë dhe çfarë ka patur në sipërfaqe në ato momente.

Ekspertë të ndryshëm kanë studiuar rregullin e 5 sekondëshit dhe kanë parë sesi ushqime të ndryshme kanë reaguar në kontakt me sipërfaqe të ndryshme. U vu re se më shumë se tek ushqimet e thata, bakteret e gjendura në sipërfaqe të ndryshme, transmetoheshin tek ushqimet e lëngshme.

Niveli i hidratimit të një fruti është faktor thelbsor tek rënia e tij. Pra a është i vërtetë?

Eshtë më shumë një mit, pasi siç u përmend më lart gjithçka varet nga rrethanat. Ushqimet mund të marrin baktere menjëherë dhe më tej ato t’ju shkaktojnë probleme si përzierje, dhimbje barku, apo diarre. Nuk ka një kohë të sigurtë që mund t’i shmangë ushqimet nga marrja e baktereve kur janë në kontakt me tokën.