Përdoruesja e ‘TikTok’ bëhet virale për shkak të ngjashmërisë me aktoren Scarlett Johansson

290
Sigal

Një përdoruese e aplikacionit “TikTok” ka një ngjashmëri të frikshme me aktoren Scarlett Johansson.

Megjithatë, vajza me origjinë nga Rusia ka treguar se nuk është e lumtur për pamjen e saj.

24-vjeçarja Ekaterina Shumskaya tha gjatë një interviste për “Caters News” se dëshiron të jetojë jetën e saj, por fakti që është sozia e aktores së famshme, e kufizon shumë.

“Ka njerëz në internet që më ngatërrojnë me Scarlett, por unë nuk pretendoj të jem ajo. Ne thjesht dukemi njësoj.”,– tha Ekaterina.

Megjithatë, ajo ka 10.2 milionë ndjekës në “TikTok” dhe herë pas here, disa prej tyre mashtrohen dhe mendojnë se ajo është në të vërtetë aktorja e mirënjohur.

“Në rrjetet sociale, shpesh më falënderojnë për interpretimin e shkëlqyer në filmin ‘Black Widow’. Ndjekësit e mi gjithmonë më pyesin nëse kam folur ndonjëherë me të apo nëse Scarlett e di që unë ekzistoj”,– tha Ekaterina.

Tani, për shkak të pamjes së saj, Ekaterina ka mundur të bëjë një karrierë si modele dhe u zhvendos nga vendlindja e saj Maykop në Moskë në fillim të këtij viti.

Ajo zbuloi se kishte një ngjashmëri të madhe me aktoren kur ishte në shkollë, në moshën rreth 12 vjeç, kur disa shokë nisën ta komentonin për këtë gjë.

Unë u befasova vërtet. E di prej disa kohësh që i ngjaj asaj, por nuk mendoja asgjë për këtë“- tha ajo.

Ajo pohoi se jeta e saj tashmë nuk është aq e lehtë sa duket. Ekaterina gjithashtu mban barrën e disa reagimeve jo të mira me të cilat përballet Johansson, për shkak të pamjes së saj.

Shumskaya është përballur me gjuhën e urrejtjes apo edhe me kërcënime se “do ta vrisnin”, duke u “dënuar” kështu nga njerëz që nuk e pëlqejnë Scarlett.

“Unë dua të jetoj jetën time, jo atë të Scarlett,”– tha ajo.