Urimi i Justin për ditëlindjen e gruas së tij, është fiks një letër dashurie

288
Sigal

Justin Bieber nuk lë asnjë ditëlindje të Hailey-it pa i dedikuar fjalët më romantike që njeh gjuha e dashurisë. Në 25-vjetorin e saj, këngëtari i dedikoi një urim përmes një postimi në Instagram, por shkrimi dukej aq i ndjerë sa dukej si letër e mirëfilltë dashurie.

“Zemra ime të përket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia gjithashtu. Unë jam i yti. Jam shumë i bekuar të jem i joti. Jeta ime s’ka patur më shumë kuptim sesa kur ti u bëre pjesë e saj. Nuk do ndaloj ndonjëherë së dashuruari. Ti je “përgjithmonë” imja. Nuk do të ndaloj kurrë së mbrojturi, mbështeturi ty.

Ti mbretëresha ime je më shumë se mjaftueshëm për mua dhe do kaloj çdo ditë timen duke të të bërë të ndihesh siç je, një mbretëreshë. Ashtu siç gjyshja jote me theksin e saj portugez do të të uronte: “happy bursday baby” . Do të të dua deri në fund dhe përtej saj.”- shkruan Justin.