5 trende ushqimesh të famshme në Instagram që ja vlen t’i provoni në shtëpi

209
Sigal

Trendet nëpër rrjete sociale nuk janë gjithmonë siç duken- aq më tepër kur bëhet fjalë për ushqime. Disa receta kanë arritur të jenë jetëgjata vetëm nga popullariteti, e ndërsa disa të tjera janë veçse estetikisht të bukura.

Sidoqoftë, më poshtë do të gjeni një listë me ide ushqimesh që kanë disa komponentë të kombinuar dhe ja vlejnë t’i provoni që në momentin e parë që do të gjeni kohë.

1. Tërshërë e pjekur

5 trende ushqimesh të famshme në Instagram që ja vlen t'i

Tërshëra nuk është ndonjë ndonjë trend i ri pasi ekziston prej shekujsh, por rrjetet sociale së fundmi kanë sjellë forma nga më të ndryshme gatimi të saj. Eshtë një super ushqim për mëngjes dhe receata bazike është fare e thjeshtë. Ju duhet tërshërë, vezë, banane e pjekur dhe çfarë erëzash të doni ju! Mund t’i shtoni gjalp kikiriku, vanilje pluhur dhe luleshtrydhe.

2. Pite të mbushura që janë po kaq të shijshme sa duken!

5 trende ushqimesh të famshme në Instagram që ja vlen t'i

Eshtë një trend ushqimi që e keni parë shpesh në TikTok sepse, kush mund t’i rezistojë? Merrni një pite, e ndani në 4 pjesë dhe secilën e mbushni me përbërësit që doni ju. Mund t’i përshtatni sipas vaktit.

3. Pjatanca “parajsë”

5 trende ushqimesh të famshme në Instagram që ja vlen t'i

Imagjinoni një charcuteri të mbushur me çokollata të llojeve të ndryshme, luleshtrydhe dhe mjedra. E bukur për syrin dhe aq më tepër për gojën.  Më e mira e këtij trendi është që nuk të duhet fare të gatuash asgjë dhe mund t’i mahnisësh kështu!

4. Vezë me pesto

5 trende ushqimesh të famshme në Instagram që ja vlen t'i

Pse t’i gatuani vezët në formë klasike kur në frigorifer keni pesto? Baza e pestos është vaji, prandaj funksionon perfekt për të skuqur vezët.

5. Proshutë e tymosur

5 trende ushqimesh të famshme në Instagram që ja vlen t'i

Shërbejini në formë spirale, për të kursyer kohë dhe vend. Pasurojeni pjatën me djathra, fruta dhe fruta të thata!