Nëse ka diçka që të mëson procesi i rritjes është se të bësh gjëra thjesht për dukje nuk është çfarë vlen vërtetë. Kupton që s’mund të jesh gjithçka për të gjithë dhe se më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është të sillesh mirë me veten.
Paqja me veten është edhe më e rëndësishme se të qënit produktiv pasi kjo e dyta përmbushet vetëm nëse është plotësuar e para. Cilat janë 3 pyetje që duhet t’ja bëni vetes çdo ditë për të qenë në “paqe me veten”?
1. “Për çfarë kam nevojë sot?”
Ndonjëherë, kujdesi për veten do të thotë të kthesh sytë nga shëndeti fizik, mendor dhe ai emocional. Ne kalojmë shumë kohë duke menduar se çfarë duhet bërë çdo ditë, por harrojmë të pyesim veten se çfarë na duhet. Duke i bërë këtë pyetje vetes vendosni disa prioritete për të funksionuar edhe më mirë në detyrat e tjera të përditshme. Përgjigjja e kësaj pyetje mund të jetë thjesht “një gotë uji”, “një përqafim” apo telefonata e dikujt që do. Herë të tjera, ke thjesht nevojë të jesh vetëm. Besoji intuitës dhe praktikojeni!
2. “Çfarë mund të përballoj unë sot?”
Nëse gjatë gjithë kohës punoni me të njëjtin ritëm të shpejtë në shumë gjëra njëkohësisht, do të shihni që s’jeni mjaftueshëm produktivë. Duke punuar në tension me gjithë fuqitë tuaja shumë shpejt do të ndiheni të pafuqishëm, prandaj bëni aq sa mundeni, duke u përqëndruar maksimalisht.
Ca gjëra nuk kërkojnë të jepni gjithë kohës 100% të vetes. Mos e mbingarkoni veten dhe gjeni kohë gjithmonë për t’u shlodhur.
3. “A kam nevojë për kohë?”
Pyeteni më shpesh veten se sa kohë ju duhet për t’u menduar në lidhje me një situatë apo vendim që duhet marrë. Mos nxitoni t’i zgjidhni dilemat sa më shpejt, merrni kohë për t’i zgjidhur në mënyrën e duhur. Një pyetje e tillë do t’ju shpëtojë sidomos në situatat kur ndiheni të ngarkuar emocionalisht.
Bëni një pushim nga 5 deri në 30 minuta dhe fokusohuni tek vetja.