Pse muzika na kthen gjithmonë tek kujtimet e së shkuarës

325
Sigal

Të gjithë kemi dëgjuar për fuqinë aq të veçantë të muzikës, e cila që në tingujt e parë na kthen pas tek momente specifike të së shkuarës. Me siguri i keni parë disa video të kthyera në virale në internet që tregojnë sesi një pacient që vuante nga dementia pasi dëgjoi një muzikë të caktuar, iu kujtuan momente të qarta nga rinia e tij.

Po pse ndodh kjo? Pse muzika na rikthen kaq të gjallë një kujtim të së shkuarës? Sipas kërkimeve psikologjike kjo shpjegohet duke u nisur nga fakti që muzika është një stimulues i pranishëm në pjesën më të madhe ngjarjeve të jetës sonë. Ne vendosim muzikë kur martohemi, kur kryejmë ritet e përcjelljes së dikujt drejt banesës së fundit, gjatë ditëlindjeve dhe ndonjëherë gjatë procesit të lindjeve. Prezenca e muzikës gjatë këtyre eventeve bën që sa herë ta dëgjojmë në të ardhmen, të na kujtohet momenti e të rijetojmë sërish.

Një tjetër studim ka treguar se njerëzit ndihen më të lidhur ngushtë me muzikën e preferuar, krahasuar me filmin apo librin e preferuar. Kjo për arsyen e veçantë sepse muzika forcon kujtimet tona duke filluar nga periudha e adoleshencës, duke qenë se kjo është faza ku secili prej nesh është duke kërkuar dhe njohur më mirë identitetin.