10+ gjëra që mund të bëni për të shëruar zemrën e thyer, edhe kur ju duket e pamundur!

70
Sigal

Ndarja ndodhi. Mendimet e tua janë si në mjegull. Pyesni çfarë nuk shkoi, pse ndodhi dhe çfarë mund të bëhej mirë. Sidoqoftë gjithçka ka mbaruar. Përpara se të kujtoni se kjo është vetëm një fazë e jetës suaj, provoni të bëni disa gjëra për t’u shëruar plotësisht nga “zemra e thyer”. Ekspertët e lidhjeve, seksologët dhe terapistët sugjerojnë këto:

#1 – Shpërqendroni veten. Në këtë mënyrë do të jeni shumë të zënë për t’u futur në një vorbullë mendimesh të gabuara.

#2 – Vendosni kufij të shëndetshëm në marrëdhënie me të tjerët, por mos u izoloni.

#3 – Jepini vetes pak kohë për t’u ndjerë i trishtuar, i zemëruar dhe gjithçka tjetër.

#4 – Pranoni se mund të keni akoma ndjenja për këtë person, dhe kjo është normale.

#5 – Përfshihuni në gjithë kujdesin ndaj vetes: Duke filluar nga lëkura, trupi, ushqyerja, makeup-i etj.

#6 – Rilidhuni me veten tuaj. Mësoni të dilni, hani, pini, kërceni e flini vetëm.

#7 – Shkruani gjithçka që ndjeni. Lërini të shkojnë duke i hedhur në një letër.

#8 – Shkruajini një letër ish-it, pa ia dërguar në të vërtetë.

#9 – Nëse keni nevojë për ta mbyllur vërtet lidhjen me një komunikim të fundit, kërkojani atij/asaj pa nënkuptime dhe synime të fshehura.

#10 – Zhdukni çdo gjë që ju sjell në mendje atë.

#11 – Vazhdoni të investoni te vetja.

#12 – Dilni sa më shumë me miq të mirë.

#13 – Mos u përpiqni të shtireni si diçka që nuk jeni për t’i treguar atij (ose asaj) apo edhe miqve e të afërmve, se ju jeni shumë mirë, nuk jeni lënduar etj. Pranimi i ndjesive është i rëndësishëm.

#14 – Mos harroni: Koha shëron gjithçka. Ditët më të bukura për ty, nuk kanë mbërritur ende!