Shuhet një tjetër yll, ndahet nga jeta aktori i madh Rikard Ljarja

1115
Sigal

Kinematografisë shqiptare nga sot do i mungojë fizikisht një regjisor dhe aktor i madh, e i dashur për publikun, Rikard Ljarja aktori, i cili u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 77-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Rikard Ljarja do të mbahet mend si aktor protagonist në shumë filma, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Dueli i heshtur”, “Ndërgjegjia” dhe si regjisor e aktor në filmin “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë” etj. Ai ka krijuar mjaftë personazhe në filmat e tij që kanë mbetur në fondin e kinematorgrafisë shqiptare.

Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër.

 

smarjeta