Luan Rama dedikim prekës për vdekjen e aktorit Rikard Ljarja: Arti yt që nuk vdes miku ynë bujar…

414
Sigal

Pas lajmit, ka reaguar miku dhe kolegu i tij, shkrimtari Luan Rama. Në një postim në rrjetet sociale,Rama i kushton një dedikim prekës.

Rikard i dashur! Sapo më njoftuan për ikjen tënde. Lajm i rëndë për të gjithë ne, miqtë e tu të Kinostudios, lajm i cili na pështjell me një trisht te jashtëzakonshëm duke na risjellë gjithë ato vite krijimi kur kinemaja, filmi e aktrimi u kthye në sinonim i jetës tënde. Kështu mbete në sytë e Shqipërisë dhe jo vetëm të saj. Nuk di pse duke menduar për ty menjëherë ndjeva nevojën të dëgjoja një Mozart, një requiem apo himnet më të bukura të muzikës së tij me klavinçelë, violina, violinçelë e piano, një muzikë hyjnore për një mik të shtrenjtë si ti, gjithnjë i qeshur, i thjeshti, i përunjuri, njerëzori dhe mënçuria e artit dhe e kuptimit filozofik të jetës që gjithnjë shihje tek të tjerët veç anën e dritës dhe të së mirës. Dëgjoja Mozart që ti e preferoje nga klasikët e tjerë. E dëgjoja për prehjen dhe ikjen tënde por çuditërisht pikasa se ti nuk shkoje, ti vije, po ai i kaq shumë dekadave, vije që larg që nga rrugët e Shkodrës me pasionin për artin dhe shqetësimin tënd në sheshet e xhirimit, me të gjitha rolet ku u ngjize dhe krijove. Ishin ata role që të sillnin tani, që të kthenin nga ajo rrugë morti, nën tinguj mozartianë, ku ai korr i fuqishëm të ngrinte lart duke mbajtur kështu krijuesin e shquar, dashnorin e kinemasë, sepse ti gjithë jetën tënde artistike zgjoheshe dhe flije me filmin, madje shpesh ishe i pagjumë, sepse shpirti yt kërkonte gjithnjë figurën e përsosur, simbolet domethënëse të jetës, ekzistencës njerëzore, artin e vërtetë.
Rikard i dashur, është arti yt që nuk vdes dhe ky requiem që dëgjoj tani, jam i bindur se e dëgjon edhe ti. Ti do të vish gjithnjë për këndej, miku ynë bujar, artist…