Digjen tre makina të parkuara brenda garazhit, detajet e para

341
Sigal

Gjatë orëve të parë të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një garazh në qytetin e Korçës dhe janë djegur tre makina që ndodheshin të parkuara aty.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 të mëngjesit të sotëm dhe garazhi është në pronësi të 51 vjeçarit me iniciale I.M. Mësohet se njëra prej makinave ka qenë e tij, ndërsa dy të tjerat në pronësi të një shtetasi tjetër.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.04.2020, rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, në garazhin e shtetasit I. M., rreth 51 vjeç, ka rënë zjarr në tre automjete, njëri prej të cilëve në pronësi të tij dhe në dy mjete të tjera në pronësi të një shtetasi tjetër.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.